A është e vërtetë ‘sindroma e fëmijës së mesëm’?

A është e vërtetë ‘sindroma e fëmijës së mesëm’?

15:04, 15/09/2023
A+ Aa A-

A keni dëgjuar ndonjëherë për sindromën e fëmijës së mesëm? Me fjalë të thjeshta, është një koncept në psikologji dhe në kulturën popullore që sugjeron se fëmijët e mesëm mund të përjetojnë ndjenja të pasigurisë ose ndjenjë të të qenit të neglizhuar në krahasim me motrat e vëllezërit e tjerë.

Ky koncept nënkupton që radha e lindjes dhe pozita e një fëmije në familje mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në personalitetin dhe sjelljen e tyre. Në vijim do të shqyrtojmë nëse kjo sindromë është e vërtetë apo jo.

Në vitin 1964, psikoterapisti Alfred Adler zhvilloi një teori në bazë të së cilës thuhet se radha e ardhjes në jetë ndikon te zhvillimi i personalitetit. Në teorinë e tij, ai trajtoi zhvillimin psikologjik referuar radhës së lindjes. Kështu:

- Fëmija i parë është më autoritar dhe ndihet i fuqishëm për shkak të pritshmërive të prindërve ndaj tij/saj.
- Fëmija i vogël është më i llastuar.
- Fëmija i mesëm shfaq probleme sepse është diçka mes të qenit i rritur dhe i vogël, gjë që sipas Adler ndikon te personaliteti dhe marrëdhëniet që krijohen.

Image

Disa karakteristika që mendohet se janë të pranishme te fëmija i mesëm.

Personaliteti: Ndihen si të lënë në hije nga motrat e vëllezërit e tjerë.

Marrëdhëniet: Kanë probleme me të ndjerit të barabartë përsa i përket marrëdhënies me prindërit. Fëmija i parë ka më shumë përgjegjësi, fëmija i vogël llastohet më shumë, ndërsa fëmija i mesëm duket sikur nuk merr asnjë nga këto.

Rivaliteti: Fëmija i mesëm shpesh ndjen nevojën për të “garuar” me motrat/vëllezërit.

Favorizimet: Mendojnë se nuk janë të preferuarit e prindërve. Sipas tyre, njëri prind ka fëmijë të preferuar fëmijën e parë, ndërsa tjetri të voglin.

Sidoqoftë ngelet thjesht teori.

Duke qenë se sindroma e fëmijës së mesëm diskutohet shpesh, nuk kanë munguar edhe hulumtimet shkencore. Disa studiues theksojnë se fëmijët e mesëm kanë marrëdhënie më të distancuara me prindërit, ndërkohë që të tjera studime i kanë hedhur poshtë këto argumenta duke thënë se personaliteti është rezultat i ndikimeve sociale, financiare dhe familjare dhe nuk ka lidhje me radhën e lindjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco