David Beckham shfaqet me model të ri flokësh gjatë pushimeve verore me Victorian

David Beckham shfaqet me model të ri flokësh gjatë pushimeve verore me Victorian

09:08, 27/08/2023
A+ Aa A-

Victoria Beckham duket se e ka ndarë mendimin lidhur me modelin e ri të flokëve që David bëri së fundmi pa miratimin e saj.

48-vjeccari David Beckham zbuloi se kishte eksperimentuar me një stil të shkurtër prerjeje flokësh, por pranoi se nuk e kishte paralajmëruar më parë gruan e tij, Victoria, 49 vjeçe, shkruan The Sun.

Duke u futur në Instagram për të treguar pamjen e re, futbollisti i pensionuar publikoi një fotografi të tij duke u relaksuar në një jaht dhe shkroi: ‘Prerja verore e flokëve’.

‘Victoria Beckham a e miraton? Pak vonë nëse jo’, shkroi ai.

Image

Për fat të mirë, ish-anëtarja e grupit Spice Girl, Victoria e ripoublikoi fotografinë në InstaStory dhe thjesht vendosi një emoji të mahnitur nga dashuria.

Çifti aktualisht janë me pushime në Itali me vajzën e tyre Harper, 12 vjeçe.

Pushimi familjar i Victorias vjen pasi tabloidi britanik The Sun zbuloi se Spice Girls po planifikojnë një projekt të ri të madh së bashku.

Grupi, i përbërë gjithashtu nga anëtaret e tjera si: Mel B, Melanie C, Geri Horner dhe Emma Bunton, janë në ‘negociatat e avancuara’ për një film – një histori e moshës së rritur për një superfans të Spice.

Një burim tha: ‘Të gjithë janë shumë të emocionuar për këtë skenar, por do të jetë një numër krejtësisht i ndryshëm nga Spice World’.

‘Vajzat nuk po shfaqen në të, por në thelb është një histori e butë, optimiste, e moshës madhore, një muzikal xhuboksi për një fëmijë që është i fiksuar pas Spice Girls’, shtoi burimi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco