Hoqi Ledrin dhe Sarën nga 'Instagrami', reagon Dafina Zeqiri: Duan vëmendje

Hoqi Ledrin dhe Sarën nga 'Instagrami', reagon Dafina Zeqiri: Duan vëmendje

17:52, 25/08/2023
A+ Aa A-

Një drama e re po ndodh në showbiz-in shqiptar!

‘Iconstyle’ ju tregoi se Dafina Zeqiri kishte hequr nga rrjeti social ‘Instagram’ Ledri Vulën dhe partneren e tij, Sara Hoxhën. E pas këtij veprimi, ka reaguar vetë Dafina.

Në një status ajo shkruan se ka vendosur tu bëjë ‘unfollow’ dhe të mbyllë marrëdhëniet me njerëz që ajo i ka respektuar, ndërkohë ata sipas saj, kanë bërë të kundërtën për vëmendje.

“Kam vendosur tu bëj ‘unfollow’ dhe të mbyll marrëdhëniet me njerëz që unë, si Dafina, i kam respektuar. Ndërkohë, në këmbim ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje. PIKË.“

Image

Kujtojmë se Dafina dhe Ledri u bënë viral këto kohë për shkak të një vargu të njëjtë në dy këngët e tyre të fundit.

Në bashkëpunimin me Romeo Veshajn që publikoi pak javë më parë, Ledri thotë: “T’i kom dhon krejt/ T’i kom dhon krejt/ Ama loçkë më le vetëm”.

Kurse Dafina në projektin me Elgit Dodën që solli para pak ditëve thotë: “Se t’i kom dhon krejt/ E mi ke dhon krejt/ Ama sot prap vetëm”.

Aludimet ishin të ndryshme, madje u përmend se dyshja po i dërgonte mesazhe tjetrit me anë të muzikës.

E kur rrjeti vijon të ziejë, Ledri i hodhi benzinë zjarrit me një koment.

“T’i kom dhon krejt”– ishte komenti i Ledrit të cilin ndjekësit e vunë re menjëherë, por ai e fshiu komentin.

Nuk dihet nëse Sara u bë xheloze, apo se çfarë mund të ketë ndodhur që marrëdhënia mes tyre u përça.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco