A ka Dua Lipa në plan të bëhet nënë?

A ka Dua Lipa në plan të bëhet nënë?

17:11, 25/08/2023
A+ Aa A-

Seti fotografik  i Dua Lipës për Vogue, e ka kthyer këngëtaren edhe një herë në qendër të vëmendjes, duke e portretizuar në një tjetër stil nga ajo që jemi mësuar ta shikojmë.

Përpos kësaj, Dua ka dhënë një intervistë të veçantë ku ka folur mbi projektet e së ardhmes, dhe planet për t’u bërë mëmësinë.

A ka në plan të bëhet nënë Dua në të ardhmen?

“Hmm, mbase. Asgjë s’është e planifikuar. Kur të vijë momenti i duhur, do e di. Por, deri atëherë, kam prioritete të tjera. I vetmi bebush për të cilin po mendoj tani është albumi im i ri”, u shpreh me shaka Dua.

Këngëtarja e hitit “Levitating” u shpreh se është shumë mirënjohëse që tanimë ka më shumë kohë që të përkushtohet në pasionet e saj. 

“Mendoj se gratë kanë kërkuar një rol në shoqëri që u është ndaluar më parë. Por, a është zhdukur dëshira për të bërë fëmijë? Mendoj se gratë duan që t’i bëjnë gjërat në paqe dhe të mos ndihen fajtore se zgjedhin veten. Për mua, është shumë e rëndësishme që të respektohen zgjedhjet e grave”, theksoi ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco