Almeda Abazi rikthehet në ekranet shqiptare?

Almeda Abazi rikthehet në ekranet shqiptare?

16:20, 24/08/2023
A+ Aa A-

Është ndër personazhet më të preferuar dhe shqiptarët kanë treguar se e duan dhe pëlqejnë aktoren e njohur, Almeda Abazi, edhe pse prej vitesh jeton në Turqi. 

Dhe duket se shumë shpejt ajo do rikthehet në ekranet shqiptare. Ndonëse vetëm për një eksperiencë të shkurtër. Sipas “Kryefjala.com”, ajo do moderojë këtë vit “Festivalin e Këngës” në RTSH. Edhe pse ende nuk është konfirmuar se kur do mbahet festivali këtë vit dhe as pjesëmarrja e Almedës, shpresojmë që lajmi të jetë i vërtetë.

Kujtojmë se në 2018, Almeda ishte në vendin tonë për një tjetër eksperiencë televizive, si moderator e “Dancing with the stars”. Por në fund të gjithë eksperiencës Almeda doli e zhgënjyer, dhe pati përplasje me drejtuesit e programit.

Ajo shkruante se kur ka dorëzuar dhomën e hotelit, i është dashur të paguajë për shpenzimet “ekstra”, duke shtuar se Tolga ka ardhur pa interes dhe përfitim në këtë spektakël, por më shumë dëshirë, duke lënë pezull dhe projektet e tij në Turqi.

Almeda deklaronte asokohe se ajo për të cilën mburret është ‘mikpritja shqiptare’ por që bashkëshorti i saj se mori as kur erdhi dhe as kur iku.

Vetë produksioni i mohoi pretendimet e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco