Heidi Klum zbulon peshën dhe sekretin për format e saj

Heidi Klum zbulon peshën dhe sekretin për format e saj

21:48, 22/08/2023
A+ Aa A-

Heidi Klum ka zbuluar se sa peshon në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram.

Modelja 50-vjeçare tregoi se nuk konsumon më shumë se 900 kalori në ditë dhe kur u pyet direkt se sa peshon, ajo u përgjigj: “62,5 kg peshoj”.

Heidi Klum së fundmi ka qenë në qendër të kritikave pasi ka pozuar në një set fotografik me të brendshme, me vajzën e saj 18-vjeçare Leni.

Edhe vitin e shkuar nëna e katër fëmijëve u kritikua ashpër për një fushatë të ngjashme, të përbashkët me vajzën për “Intimissimi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco