A janë njerëzit sot më pak tërheqës se paraardhësit e tyre? Flasin ekspertët

A janë njerëzit sot më pak tërheqës se paraardhësit e tyre? Flasin ekspertët

18:44, 22/08/2023
A+ Aa A-

Një antropolog australian, pretendon se fytyrat tona “po bëhen gjithnjë e më inferiore” dhe për këtë gjë bën me faj dietën moderne, modelet e gjumit dhe zakonet e ekspozimit ndaj dritës.

Njerëzit po bëhen më të shëmtuar, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me plakjen, pohon një kirurg plastik dhe ekspert në kirurgjinë e fytyrës, i cili e shtjelloi teorinë se pse njerëzit bëhen gjithnjë e më pak tërheqës nga brezi në brez.

Ai thekson se disa nga arsyet për këtë lidhen me dietën moderne dhe ndryshimin e modeleve të gjumit. Shafi Hasan, antropolog dhe inxhinier që themeloi studion e konsulencës e estetikës së fytyrës me bazë në Sidnei, QOVES, iu përgjigj kësaj pyetjeje në TikTok dhe në një video të publikuar së fundmi në YouTube.

Nevoja për një shpjegim të tillë, lindi pasi një shikues pyeti së përse vjetarët e vjetër të shkollave të mesme kishin “aq shumë njerëz tërheqës?”. Hasan deklaroi ndër të tjera:

”Fytyra e një personi mesatar po bëhet gjithnjë e më inferiore për shkak të dietave moderne, modeleve të gjumit, ndotësve dhe shprehive të ekspozimit ndaj dritës që krijojnë pabarazi më të madhe midis një personi tërheqës dhe jo tërheqës”.

Në fillim të videos, ai pyet nëse dikush e ka pyetur veten se përse adoleshentët apo nxënësit e shkollave të mesme në vitet 1950 dukeshin ”më të moshuar” sesa duken sot adoleshentët dhe gjimnazistët. Duke u treguar shikuesve një foto të vjetër të një studenti, ai tregoi gonionin e tij ‘të përcaktuar’ (maja e nofullës së poshtme) dhe zigomën e tij ‘projektuese’ (mollëzën).

Ai shpjegon:Ekzistojnë disa teori se pse është kështu. Por teoria që ka më shumë kuptim, të paktën për mua, është paraqitur në librin “Contemporary Orthodontics” nga ortodonti amerikan Uilliam Profit dhe kolegët e tij, që përdorin atë që njihet si hipoteza e matricës funksionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco