Vajza kini kujdes! Nëse partneri ju thotë këto, ai po të tradhëton

Vajza kini kujdes! Nëse partneri ju thotë këto, ai po të tradhëton

18:41, 22/08/2023
A+ Aa A-

Tradhëtia mund të jetë sa e vështirë aq edhe e lehtë për t'u kuptuar. Por në shumicën e rasteve janë justifikimet e ndryshme që thonë ato që mund t’i bëjnë të pikasen lehtësisht. Prandaj, këtu janë renditur disa justifikime të zakonshme që burrat nxjerrin kur tradhtojnë.

Hyn e del fshehurazi në shtëpi

Kur meshkujt tradhtojnë gjejnë çdo mënyrë të mundshme për të dalë fshehurazi nga shtëpia për të dalë e për të takuar të dashurën.

Nevoja për palestër

Nëse partneri papritur fiksohet që të jetë sa më në formë dhe fillon të shkojë në palestër çdo ditë, atëherë sigurisht që ka dikë tjetër me të cilin po takohet ose po përpiqet të lërë përshtypje. Ky ndryshim në sjellje tregon se me siguri ai po ju tradhton.

Debate të kota

Mund ta bëjë këtë vetëm që gjithçka të përfundojë në një diskutim të fortë dhe ai të mund të dalë nga shtëpia me nerva. Në realitet, ai thjesht po kërkon mënyrën për të dalë e për të takuar dikë tjetër.

Gjithmonë ka një justifikim pune

A bie zilja e telefonit e partnerit tuaj në mes të darkës, duke i kërkuar të kryejë një punë menjëherë? Kjo është një ndër shenjat kryesore se ai po ju tradhton pasi një nga justifikimet kryesore të meshkujve është gjithmonë puna.

Udhëtime biznesi!

Ky është një nga justifikimet më të zakonshme që japin meshkujt kur tradhtojnë. Nëse partneri juaj ju thotë se është jashtë qytetit për dy ditët e ardhshme për një udhëtim pune, atëherë sigurohuni të jetë ashtu. Ka shumë mundësi që të jetë një arratisje e vogël me të dashurën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco