'Po studioj fenë Islame, falem pesë herë në ditë'/ Fero largohet nga muzika: Pendohem për çdo këngë që kam kënduar

'Po studioj fenë Islame, falem pesë herë në ditë'/ Fero largohet nga muzika: Pendohem për çdo këngë që kam kënduar

17:21, 22/08/2023
A+ Aa A-

Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka njoftuar largimin e tij nga muzika. Në një postim në rrjetet sociale, reperi ka zbuluar se nëpërmjet besimit në fenë islame ka arritur të kalojë disa sfida në jetën e tij. Prej besimit, ai ka vendosur ta lërë muzikën dhe të kthehet në një praktikant të devotshëm të fesë. 

Mes të tjerash, Fero kërkon falje për këngët e tij dhe iu bën thirrje të gjithëve që të mos i dëgjojnë ose shkarkojnë. Ai njofton fansat e tij se falet 5 herë në ditë, ndërsa i kërkon falje familjes dhe jo vetëm për padrejtësitë që janë shkaktuar nga ana e tij.

Postimi

Përshëndetje miq, deshta t'ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t'i përkushtona fejës islame dhe familjes time.
Unë dua t'ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar. Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithëkujt që i kam bë padrejtësi, ju kërkoj që t'ma bëni hallall. Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t'i fshin ato këngë ose mos t'i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë. Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij. Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit. E di se do të ketë njerëz që do t'më paragjykojnë , do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar:  “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.”
Ez Zumer 53.
Me respekt Feronit Shabani.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Feronit Shabani (@ferofera)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco