Më krenar se kurrë! Mozzik dërgon Hanën në ditën e parë të shkollës

Më krenar se kurrë! Mozzik dërgon Hanën në ditën e parë të shkollës

16:27, 21/08/2023
A+ Aa A-

Vitet ikin sa hap e mbyll sytë dhe e vogla e Mozzik dhe Loredanës, Hana, po nis sot ditën e parë të shkollës.

Kjo është një ditë tepër e rëndësishme për të dy prindërit, që ishin të pranishëm për të bijën në këtë udhëtim të ri.

Mozzik fluturoi drejt Hanës e Loredanës, për ta shoqëruar të bijën në ditën e veçantë, ndërsa në rrjete sociale s’na i kurseu disa foto dhe një shkrim emocionues për Hanën.

“Hana filloi sot rrugëtimin e saj të parë në shkollë. E normal që qënka ndjenjë shumë e bukur të shohësh fëmijën tënd që e merr me dashuri dhe vullnet fillimin e shkollës. Zoti të dhëntë shëndet e dije, vajza ime Hana. Të do babi yt shumë”- shkruan reperi.

Emocionet për reperin janë të shumta, duke qenë se ai jeton larg të bijës dhe mundohet të jetë gjithmonë aty për të, duke i plotësuar Hanës çdo dëshirë.

 

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco