Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

Yll i futbollit dhe tani ikonë e stilit? Lojtarja e Anglisë, Ella Toone nxjerr markën e vet

Yll i futbollit dhe tani ikonë e stilit? Lojtarja e Anglisë, Ella Toone nxjerr markën e vet

13:58, 21/08/2023
A+ Aa A-

Sumuesja mesfushore, e cila ishte një nga më të suksesshmet në ekipin e futbollit të femrave të Anglisë në Kupën e Botës, ka të ngjarë të përfitojë nga fama e saj e re dhe dashuria për modën.

Plot freski jashtë fushës, Ella Toone e Anglisë thuhet se po planifikon të krijojë markën e saj të modës.

Një nga yjet më të spikatur të luaneshave, Toone ka aplikuar për të vendosur emrin e saj. Kjo sugjeron se ajo është e prirur ta kapërcejë valën e suksesit të saj edhe pas humbjes së Anglisë kundër Spanjës në finalen e Kupës së Botës për femra.

Toone ka qenë prej kohësh ylli i stilit të skuadrës, duke mbajtur shpesh qerpikë dhe manikyr në thonj ndërsa shënon gola.

Mes kritikave ndaj këtyre lojtareve se duken shumë 'femërore', ajo ka kundërshtuar, duke shpjeguar se nuk duhet të ketë stigma rreth paraqitjeve të grave, pavarësisht nga zgjedhja e  karrierës.

"Ka padyshim një stereotip rreth lojtareëve," i tha ajo revistës Elle, duke shtuar, "Por të bësh thonjtë dhe qerpikët nuk do të thotë se nuk mund të luash futboll".

Kupa e Botës e këtij viti ka qenë më e suksesshmja për femrat në historinë e sportit, por pagat mungojnë, veçanërisht në krahasim me homologët e tyre meshkuj.

Paga mesatare e një lojtareje të Superligës së Femrave vlerësohet në 47,000 paund (ose 55,000 euro), fare e vogël në krahasim me atë që fitojnë meshkujt në të njëjtën kategori.

Nuk është çudi, pra, që Toone dhe shoqet e saj të skuadrës tashmë po planifikojnë të bëjnë kalimin në një karrierë mediatike kur të dalin në pension.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco