Kledi Kadiu refuzon ftesën, kush do të jetë anëtar i jurisë së Dancing With The Stars?

Kledi Kadiu refuzon ftesën, kush do të jetë anëtar i jurisë së Dancing With The Stars?

10:06, 20/08/2023
A+ Aa A-

Balerini Kledi Kadiu ishte anëtari kryesor i jurisë së “Dancing With the Stars Albania” gjatë edicionit të kaluar, ku dha komentet dhe vlerësimet e tij profesioniste lidhur me të gjithë konkurrentët.

Edhe pse suksesi i formatit ishte i dukshëm, pritet që këtë vit të ketë mjaft ndryshime. Burime të “Kryefjala” shkruajnë se Kadiu e ka refuzuar ftesën për të qenë juri për herë të dytë. Kjo për shkak të shumë angazhimeve në “Canale 5” dhe projekteve me Maria De Filipi-n.

Teksa Valbona Selimllari pritet t’i bashkohet rolit vlerësues për herë të dytë në “DWS” dhe Lori Bala e ka pranuar zyrtarisht ftesën që në finalen e edicionit të kaluar, tashmë mbetet një pikëpytje anëtari i tretë i jurisë. Top of Form

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco