Përveç tradhtisë; Sam Asghari pretendon se Britney e ka dhunuar!

Përveç tradhtisë; Sam Asghari pretendon se Britney e ka dhunuar!

11:31, 18/08/2023
A+ Aa A-

Divorci mes këngëtares dhe Sam Asghari duket se do të jetë një nga betejat më “toksike” të jetës së Britney Spears. Bashkëshorti i saj i tretë, trajneri 29-vjeçar i fitnesit Sam Asghari, nisi një seri sulmesh pasi paraqiti kërkesën për divorc të enjten, duke pretenduar se ylli e tradhtoi dhe e rrahu.

Ai ka hedhur akuza se këngëtarja e ka goditur dhe ia ka kishte nxirë syrin teksa ai po flinte.

Asghari, me origjinë nga Irani, pretendon se Spears po ashtu i kërkoi një punonjësi ta filmonte atë lakuriq dhe theksoi se ajo kishte lidhje me një burrë që punonte në shtëpi.

Sam është fotografuar kur ai shfaqej me sy të nxirë dhe me shenja kafshimi në krah.

Pas një sërë pretendimesh të rënda, Asghari lëshoi ​​një deklaratë disi më të butë duke thënë se “pas 6 vitesh dashurie dhe përkushtimi ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur t’i japim fund rrugëtimit tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirën”.

Më tej ai shkroi, “Të kërkosh privatësi duket qesharake, kështu që unë thjesht do të kërkoj që të gjithë përfshirë mediat të jenë të sjellshëm”. Spears nuk ka komentuar ende publikisht ndarjen, por ka punësuar avokaten e divorcit në Hollywood, Laura Wasser për ta përfaqësuar atë.

Një burim i tha “Entertainment Tonight” se Spears pohon se ajo “nuk e tradhtoi” dhe është “e lënduar” mes ndarjes shkatërruese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco