Thonjtë e modeles Ratajkowski çmendin rrjetin/ Trendi më i bukur për vjeshtë

Thonjtë e modeles Ratajkowski çmendin rrjetin/ Trendi më i bukur për vjeshtë

23:50, 11/08/2023
A+ Aa A-

Modelja Emily Ratajkowski njihet si një nga vajzat që gjithmonë krijon trende me stilin e saj të veshjes dhe me kombinimet perfekte.

Kësaj radhe supermodelja ka krijuar një tjetër trend për vjeshtën, por nuk bëhet fjalë për veshje.

Emily Ratajkowski ka krijuar një trend me thonjtë e saj, të cilët i ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Thonjtë e Emilys janë ngjyrë të kuqe të zjarrtë me detaje të zeza të ndërthurura që imitojnë strukturën e lëkurës së gjarprit. 

Duke iu shmangur tendencave që shfaqin butësi dhe feminizëm, thonjtë e modeles tregojnë forcë, si për të thënë që gjërat do të shkojnë sipas mënyrës së saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco