Beyoncé sfidon ‘Barbie’ në paraqitjen e saj të fundit në skenë

Beyoncé sfidon ‘Barbie’ në paraqitjen e saj të fundit në skenë

22:55, 11/08/2023
A+ Aa A-

Edhe Beyonce e përqafoi këtë trend të fundit dhe u vesh si “Barbie” në daljen e saj të fundit në skenë. Ylli i muzikës ka nisur turneun e saj ‘Rilindja’ dhe ndalesa e saj e fundit ishte Karolina e Veriut.

E ndikuar nga furia e fundit rreth filmit “Barbie”, Beyonce u shfaq në skenë e veshur me rozë. Ajo kishte veshur një fustan rozë që linte njërën shpatull të zhveshur, shoqëruar me një pallto leshi të së njëjtës ngjyrë.

Poshtë fustanit ajo ka veshur geta rrjete, çizme të gjata me diamant rozë dhe ka kompletuar look-un e saj me një palë syze dielli rozë.
Ylli ndau në Instagram disa foto të paraqitjes së saj në skenë për miqtë e saj në internet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco