Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Palltoja e Elvis Presleyt shitet në ankand për 163 000 dollarë!

Palltoja e Elvis Presleyt shitet në ankand për 163 000 dollarë!

12:47, 10/08/2023
A+ Aa A-

Shtëpia e ankandeve “Henry Aldridge & Son” në Devizes në Mbretërinë e Bashkuar, së fundi shiti pallton prej lëkure dhe vizon të Elvis Presley për më shumë se 163 000 dollarë te një koleksionist amerikan. Edhe pse çmimi i vlerësuar për pallton e leshit dhe vizonit ishte 10 000 deri në 15 000 dollarë.

Image
Elvis Presley e veshi atë gjatë vitit të fundit të jetës së tij në 1977 dhe ia dhuroi veshjen, e cila është 120 cm e gjatë, vëllait të të fejuarës së tij Ginger Alden para se tw ndërronte jetë.

Ankandi Henry Aldridge ka bwrw me dije se ata e blenë pallton nga një klient që e kishte blerë veshjen gjatë një ankandi vjetor të Elvis Presley të mbajtur në shtëpinë e mëparshme të këngëtarit në Graceland, në Memphis, Tennessee.

Drejtuesi i ankandit Andrew Aldridge tha: “Për mua ai përmbledh magjepsjen e Vegasit të viteve 1970, Elvis në një pallto vizon”.

Artikuj të tjerë të Elvis Presley të shitura nga Henry Aldridge & Son më 5 gusht përfshijnë një kuti purosh me kallaj; një medalion dhe zinxhir Sainte Anne De Beaupre prej ari, diamanti dhe rubini; një unazë ari, diamanti dhe safiri në formë bufi që u shit për 14,000 £; dhe rripat e sigurimit nga makina e tij sportive MGA e vitit 1960.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco