Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Mocioni, pse Edi Rama u fsheh pas Lindita Nikollës?

Sandra Bullock hoqi dorë nga aktrimi që të kujdesej për partnerin e saj (të ndjerë tashmë)!

Sandra Bullock hoqi dorë nga aktrimi që të kujdesej për partnerin e saj (të ndjerë tashmë)!

11:24, 10/08/2023
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Sandra Bullock e ndërpreu karrierën  e saj në Hollyëood për t’u kujdesur për të partnerin e saj të sëmurë, Bryan Randall, i cili ndërroi jetë gjatë fundjavës pas një beteje trevjeçare me ALS.

Kur aktorja doli në tapetin e kuq së bashku me kolegun e saj, Channing Tatum, në premierën e filmit të tyre “The Lost City” në mars 2022, pa Randall në krah të saj, pak njerëz e dinin se çfarë po ndodhte me jetën e saj.

Image

Ndërsa promovonte filmin komedi, Bullock, e cila e quajti Randall “dashuria e jetës së saj”, zbuloi se ajo do të merrte një pushim nga aktrimi.

“Dua të jem në shtëpi. Unë thjesht dua të jem në shtëpi. Sepse unë gjithmonë vrapoja, gjithmonë vrapoja te gjëja tjetër. Unë dua vetëm të jem e pranishme dhe përgjegjëse për një gjë”, u shpreh ajo asokohe.

Image

Ajo i konfirmoi gazetares Tracy Smith se “The Lost City” do të ishte filmi i saj i fundit për një farë kohe.  “Unë nuk mendoj se njerëzit e dinin që Sandra në të vërtetë u nis për t’u kujdesur për Bryan”, tha për “Page Six” një producent i “Hollywood”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco