Kushtet e Luiz Ejllit për bashkëpunimin muzikor sollën krisjen e raportit të tij me Noizyn!

Kushtet e Luiz Ejllit për bashkëpunimin muzikor sollën krisjen e raportit të tij me Noizyn!

16:43, 02/08/2023
A+ Aa A-

Edhe pak ditë mungojnë nga koncerti i Noizy-t, ku shumë yje do të ngjiten në skenë në krah të reperit. Ledri Vula, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Yll Limani, Varrosi, Ghali, Elai, Era Istrefi, Ravanny, Mc Kresha, Lyrical Son, Buta, BM, Stine, Rudi, Mr Elvis, West Side Family, Stresi, Elgit Doda, janë artistët që do të performojnë në koncertin e Noizy-t.

Por nëse e shihni me kujdes listën mungon Luiz Ejlli. Pas daljes së tij nga “BBV” Noizy dhe Luizi u shfaqen bashkë në koncert, ku u bënë edhe premtime të mëdha, si bashkëpunime midis tyre e shumë të tjera. Dhe kjo jo nga mungesa e kohës nga palët besojmë, pasi të dy kanë sjellë projekte gjatë kësaj kohe. Madje, Luizi konfirmoi edhe bashkëpunimin e tij të parë me “rivalin” e Noizy-t, Getoar Selimin.

Image

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me koncertin, ku ka konfirmuar se nuk do të jetë i pranishëm. Luizi përmes një video-mesazhi, shprehet se për shkak të angazhimeve, e ka të pamundur të marrë pjesë e koncertit, ku të ftuar do të jenë shumë këngëtarë të njohur shqiptarë por jo vetëm.

Këngëtari njëkohësisht dhe fituesi i “Big Brother Vip 2”, ndër të tjera shprehet se i uron me zemër Noizy-t sa më shumë suksese, ku shton se mes tyre do të ketë dhe bashkëpunime.

“Po lexoja nëpër portale, pse nuk është Luizi te koncerti i Noizyt. Përgjigjja është se unë kam shumë koncerte, shumë aktivitete, e kam agjendën shumë të ngarkuar. Si unë, ka edhe shumë kolegë të tjerë, të cilët nuk janë. Unë i uroj me shpirt dhe me zemër Noizyt dhe të gjithë artistëve që do të jenë aty që koncerti të shkojë sa më mirë, të ketë sa më shumë sukses, të ketë sa më shumë audiencë. Të shkëlqejë si di ai. Do të takohemi me Noizyn, me të gjithë, këtu do jemi. Do të punojmë bashkë, do të rrimë bashkë, pa merak”, shprehet ai.

Image

Por me gjithë deklaratat e Luizit, krisja mes dy artistëve ka ndodhur realisht. Shkak për këtë janë bërë pikërisht politikat e bashkëpunimit mes tyre, të cilat Noizy nuk i ka pranuar. Kjo ka bërë që reperi të tërhiqet nga bashkëpunimi i tij me Luizin, ndonëse vetë ai u shpreh se së bashku do të bënin një album.

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ishte banori, i cili pati mbështetjen më të madhe nga publiku jashtë shtëpisë, veçanërisht dhe nga personazhet e njohur të “showbizz”-it shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco