Çfarë e tërheq Angelina Jolie-n tek një mashkull?

Çfarë e tërheq Angelina Jolie-n tek një mashkull?

20:35, 01/08/2023
A+ Aa A-

Një nga vajzat më të bukura në Hollywood, Angelina Jolie është totalisht e disponueshme për njohje të re, poor, siç pritet, standardet e saj janë shumë të larta!

Teksa ka deklaruar se është në pritje të mashkullit të duhur për të përmbushur standardet e saj të larta, aktorja thotë se duhet të plotësohen disa “kushte” për të qenë pranë saj.

Ajo dëshiron të takojë njerëz interesantë që janë të apasionuar pas artit.

Ajo po kërkon të takohet me dikë që është në përputhje me standardet e saj, edhe nëse ato janë jashtëzakonisht të larta.

“Angelina planifikon të ndajë kohën e saj mes Los Angeles dhe NYC”, tha një burim për ‘Life and Style Magazine’.

“Ajo me të vërtetë shkëlqen me aktivitetin e saj dhe lëvizjen, dhe është e emocionuar që ndodhet në një nga qytetet më të mëdha në botë.”

Rikujtojmë se ndarja e Jolie nga Brad Pitt ishte problematike duke pasur parasysh faktin se ajo duhej të qëndronte pranë Los Angeles-it në mënyrë që të dy të mund të vazhdonin të ishin bashkë prindër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco