Madonna thotë se ndihet me fat ‘që është gjallë’ pas shtrimit në spital

Madonna thotë se ndihet me fat ‘që është gjallë’ pas shtrimit në spital

09:40, 31/07/2023
A+ Aa A-

Një muaj pasi Madonna u shtrua me urgjencë në spital si pasojë e një infeksioni bakterial, mbretëresha e popit reflektoi se si të dashurit e saj po e ndihmojnë të shërohet.

“Dashuria nga familja dhe miqtë është ilaçi më i mirë”, shkroi Madonna në një postim në Instagram të dielën, duke shfaqur një seri fotosh me dy nga gjashtë fëmijët e saj.

“Unë pashë një anë të tyre që nuk e kisha parë kurrë më parë,” shkroi ajo për fëmijët.

Ajo falenderoi njerëzit që i kanë qëndruar pranë dhe tha se kuptoi “sa me fat jam që jam gjallë”. “Dhe faleminderit të gjithë engjëjve të mi që më mbrojtën dhe më lanë të qëndroj për të përfunduar punën time!” përfundoi ajo.

Madonna ka një vajzë, Lourdes Leon, me Carlos Leon dhe një djalë, Rocco Ritchie, me regjisorin Guy Ritchie. Ajo është gjithashtu nënë e katër fëmijëve të birësuar - David Banda, Chifundo "Mercy" James dhe binjakëve Stella dhe Estere.

Madonna u shtrua në spital në qershor pas infeksionit të rëndë bakterial. Ajo po planifikonte fillimin e turneut të saj ndërkombëtar, “Celebration”, në tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco