FOTO/ Dua Lipa nis pushimet, ja destinacioni i preferuar që ka zgjedhur këngëtarja

FOTO/ Dua Lipa nis pushimet, ja destinacioni i preferuar që ka zgjedhur këngëtarja

14:30, 27/07/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare më famë botërore Dua Lipa ka zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e saj të preferuar për të shijuar pushimet këtë verë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja teksa ka publikuar disa foto në Instagram, ndërsa krahas tyre shkruan: “Në shtëpi, Shqipëri”.

Image

Në fotot e publikuara përveç se ka treguar se është kthyer në atdhe, ajo gjithashtu ka vënë në pah format e saj perfekte trupore.

Këngëtarja kishte veshur një fustan të zi, të cilin e kishte kombinuar me bizhuteri.

Image

Flokët e lëshuara mbi supe dhe makijazhi i lehtë nxirnin në pah bukurinë natyrale të Duas, të cilën ajo e ndau me 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që këngëtarja zgjedh Shqipërinë si shtetin e saj të preferuar për të kaluar disa ditë të lumtura me miqtë dhe familjarët e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco