Tom Brady dhe Irina Shayk në një romancë të re, por si e priti Bradley Cooper lidhjen e tyre?

Tom Brady dhe Irina Shayk në një romancë të re, por si e priti Bradley Cooper lidhjen e tyre?

11:31, 27/07/2023
A+ Aa A-

Bradley Cooper gjendet në një situatë të vështirë pasi Irina Shayk thuhet se ka filluar të takohet me Tom Brady dhe duket se nuk është aspak i lumtur për këtë.

Lajmi se shtatë herë kampioni i Super Bowl ishte në një lidhje me supermodelen i habiti të gjithë.

Image

Lajmet për një romancë të mundshme mes Brady-t dhe Irinës, nuk janë pritur aspak mirë nga ish-partneri i modeles, i cili kishte qenë në një lidhje afatgjatë me Shayk dhe ka një fëmijë me të.

“Fakti që ish-i i tij tani është i lidhur me Brady-n nuk e ka bërë atë të ndihet shumë mirë. Të thuash se ai nuk shqetësohet nga kjo do të ishte një gënjeshtër. Ai ka qenë me Irinën dhe ka shumë dashuri për të. Ajo është nëna e vajzës së tij dhe ato janë dy femrat e tij të preferuara në botë ”, tha një burim për Daily Mail.

“Ai kuptoi për herë të parë, se pasi ajo takoi dikë si Tom, Irina do e heqë nga zemra përgjithmonë.”

Ndërsa Cooper mund të mos jetë i kënaqur, bërja publike e marrëdhënies së Brady dhe Shayk i ka vënë gjërat në lëvizje dhe tani nuk ka kthim prapa.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ani lika27/07/2023 13:08

Antoneta kulla ka degjeneruar taulant ballen edi ramen

Shto koment

Denonco