Gruaja e tretë e Tony Bennett ka dy fjalë për të gjithë pas vdekjes së këngëtarit

Gruaja e tretë e Tony Bennett ka dy fjalë për të gjithë pas vdekjes së këngëtarit

09:04, 22/07/2023
A+ Aa A-

Gruaja e Tony Bennett, Susan Benedetto, ka folur për herë të parë që pas ndarjes nga jeta të këngëtarit legjendar, ditën e djeshme.

Në një postim në Instagram-in e Bennett ajo shkruan: “Faleminderit të gjithë fansave, miqve dhe kolegëve të Tony-t që festuan jetën dhe veprimtarinë e tij si dhe ndanë dashurinë e tyre për të dhe muzikën”.

“Nga performancat e tij si kamarier në Queens deri tek performancat e tij të fundit në 2021 në Radio City Music Halla, Tony kënaqej duke interpretuar këngët. Dhe sado e trishtueshme që ka qenë ikja e tij për të gjithë ne, mund të gjejmë gëzim në trashëgiminë e Tony-t përgjithmonë”.

Këngëtari i “I Left My Heart in San Francisco” vdiq në qytetin e tij të lindjes në Neë York të premten, dy javë para ditëlindjes së tij të 97-të.

Ish-mësuesja Benedetto, 56 vjeçare, ishte gruaja e tretë e Bennett.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco