Zonja e Parë e Malit të Zi kritikohet për veshjen, përgjigjet Milatoviç

Zonja e Parë e Malit të Zi kritikohet për veshjen, përgjigjet Milatoviç

17:49, 15/07/2023
A+ Aa A-

Zonja e Parë e Malit të Zi është vënë në shënjestër të kritikave.

Milena Milatoviç, bashkëshortja e presidentit të Malit të Zi, u vu në qendër të kritikave të përdoruesve të Twitterit për shkak të fustanit të saj, gjatë një fjalimi në Cetinje me rastin e Ditës së Shtetit të Malit të Zi.

Në rrjetet sociale ka pasur reagime kundër dhe pro veshjes së bashkëshortes së Milatoviçit.

“Kjo vërtet nuk i përshtatet Zonjës së Parë”, “A është parë në pasqyrë para se të dilte nga shtëpia?”, “Çfarë elegance. Të tregosh thithat është e drejtë”, ishin disa nga komentet në Twitter.

Ndërkohë, Milatoviç vendosi t’u përgjigjet kritikëve.

“Më duhet të zhgënjej publikun në Tëitter. Nuk ka të bëjë me trupin, por me tekstilin”, deklaroi ai.

Ndryshe, nuk ka shumë të dhëna rreth jetës personale të çiftit, por dihet se ata kanë tre fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco