FOTO/ Kim Kardashian publikon foton shqetësuese, pranë yllit ndodhet një fantazmë?

FOTO/ Kim Kardashian publikon foton shqetësuese, pranë yllit ndodhet një fantazmë?

15:45, 11/07/2023
A+ Aa A-

Kardashian postoi së fundmi një selfie në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shumë fansa të saj janë shqetësuar.

Në foton e publikuar, Kim shkroi krahas saj se e kishte shkrepur javën e kaluar kur ishte vetëm, dhe kur vjen puna për ta parë imazhin ajo është “tmerruar” kur vëren hijen e një gruaje që qëndron në dritare.

“E bëra këtë foto javën e kaluar kur isha vetëm dhe duke kontrolluar telefonin tim, po çmendem duke vërejtur një grua në dritare”, ka shkruar Kim Kardashian.

Image

Imazhi tregon Kim Kardashian pa grim, duke bërë një selfie të saj të veshur me një fustan rozë. Në pjesën e pasme, dallohet qartazi hija e një gruaje e cila duket si fantazmë.

Edhe pse shumë përdorues pretendojnë se është e njëjta hije e Kim Kardashian, kjo teori nuk përputhet, pasi gruaja e kapur ka një qëndrim ndryshe nga e Kimit. Ndërkohë, ndjekës të tjerë të themelueses së  SKIMS pretendojnë se nuk është fantazmë dhe ndoshta është dadoja apo asistentja e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco