Kristi merr zemër nga Dea, ironizon Luizin: Më adhuron dhe

Kristi merr zemër nga Dea, ironizon Luizin: Më adhuron dhe

11:27, 10/07/2023
A+ Aa A-

Deklaratat e Luizit me fansat në koncerte për disa ish-banorë të “BBV” duket se kanë “bezdisur” edhe Krist Aliajn.

Ky i fundit ka postuar në Instagram një foto me këngëtarin ku krahas shkruan: “Thjesht nuk mund të rezistosh të përmendësh emrin tim. Duket se jam bërë yll i mendimeve të tua në orët e vona. Rri i qetës. Adhurimi yt sekret për mua do mbetet gjithmonë mes nesh”.

Kristi i ka bërë “tag” edhe Ejllit duke e shoqëruar me disa zemra të kuqe.

Ky reagim i Kristit vjen pas përplasjes së Luizit me Dea Mishelin. Kujtojmë që në një koncert në Shkodër fituesi i “BBV” ofendoi Hoxhën.

“Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën:

“O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco