Britney-n e goditën në sy të bashkëshortit, por ç'bëri Sam Asghari?

Britney-n e goditën në sy të bashkëshortit, por ç'bëri Sam Asghari?

11:04, 07/07/2023
A+ Aa A-

Britney Spears thuhet se është sulmuar nga një anëtar i ekipit të sigurisë së lojtarit të San Antonio Spurs, Victor Wembanyama-s në një restorant në Las Vegas.

Spears, e cila është një fanse e Wembanyama-s, iu afrua atij për një foto kur roja i sigurisë dyshohet se e shtyu atë, duke bërë që të rrëzohet dhe të humbiste syzet.

Ngjarja ka ndodhur në Catch brenda Aria Resort & Casino. Spears më vonë u kthye në tryezën e saj pasi e mori veten dhe roja i sigurisë i kërkoi falje.

I pranishëm që pa gjithë ngjarjen ishte bashkëshorti i Britney-t, Sam Asghari. Ai thuhet se nuk reagoi në moment, por s’vonoi të bëjë një postim në rrjete sociale, ku ndalon dhunën e çdo lloj forme.

“Unë jam kundër dhunës në çdo formë, veçanërisht pa justifikim në mbrojtjen e vetes apo të dikujt tjetër që nuk është në gjendje të mbrohet. Vetëmbrojtja mund të jetë e pashmangshme, por mbrojtja e çdo gruaje, veçanërisht gruas sime, nuk është e diskutueshme. Shpresoj që burri në fjalë të marrë një mësim dhe të ndryshojë mospërfilljen e tij për gratë”- shkroi Sam.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco