Incidenti i papritur i Britney Spears/ Këngëtarja goditet nga sigurimi i basketbollistit të NBA

Incidenti i papritur i Britney Spears/ Këngëtarja goditet nga sigurimi i basketbollistit të NBA

10:04, 07/07/2023
A+ Aa A-

Një takim i rastësishëm mes Britney Spears dhe Victor Webanyama në një kazino në Las Vegas të mërkurën më 5 korrik, duket se nuk ka shkuar ashtu siç duhej.

TMZ raportoi se personi i sigurisë personale të basketbollistit të San Antonio Spurs reagoi ashpër kur Britney shkoi t’i kërkonte 19-vjeçarit francez që të bënin një foto së bashku.

Image

Ngjarja ndodhi kur ylli i popit ishte në një restorant hoteli me bashkëshortin e saj, Sam Asghari, dhe dy miq të tjerë. Kur ata kanë hyrë kazino, këngëtarja është vënë re nga fansat e saj, të cilët më pas e kanë rrethuar për të bërë foto. Por ajo, dalloi Victor Webanyama dhetë shkoi drejt tij për t’i thënë se ajo ishte fanse e basketbollistit dhe për të bërë një foto së bashku.

 

Kur Britney iu afrua, ajo e kapi tek shpatullat  dhe brenda pak sekondash, një anëtar i ekipit të tij të sigurisë dyshohet se e goditi atë në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë. Sipas të njëjtave informacione, nga rënia e mprehtë i kanë rënë syzet dhe ajo dukej e shqetësuar.

Pasi Spears u kthye në tryezën e saj, roja i sigurisë shkoi t’i kërkonte falje. Thuhet se ai i tha asaj: “Ti e di se si është të jesh i pushtuar nga fansat”.

Raportimet thonë se Spears ka shkuar në polici duke denoncuar një rrahje, por asgjë nuk është konfirmuar nga ana e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco