Luizi emocionohet, këngëtari merr dhuratën speciale nga nga fansi i ‘çmendur’ në Angli

Luizi emocionohet, këngëtari merr dhuratën speciale nga nga fansi i ‘çmendur’ në Angli

09:46, 07/07/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli ishte një ndër banorët e “BBV” i cili me lojën dhe gallatat e tij arriti që të bëjë për vete një publik të gjerë.

Gjatë qëndrimit në këtë reality show artisti u njoh dhe krijoi një romancë me Kiara Titon të cilën këtë lidhje çifti e kurorëzuan me martesë në natën finale të këtij spektakli ku ai u shpall edhe fitues.

Image

Mirëpo edhe pas daljes nga “BBV”, këngëtari shkodran u përkrah nga ndjekësit e tij, të cilët shpesh herë i bëjnë atij dhurata në koncertet që ai performon këngët e tij.

Ndonëse është shumë i angazhuar me projektet e reja në muzikë dhe në xhirimet e filmit më të ri “Në kuadër të dashurisë”, ku Luizi së bashku me Olta Gixhari janë protagonistët kryesorë, këngëtari nuk i lën pas dore as fansat e tij pasi shpesh herë ndan me ta momente nga përditshmëria e tij.

Së fundmi fituesi i “BBV 1” ka marrë një dhuratë speciale nga fansi i tij i ‘çmendur’ nga Anglia dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në InstaStory.

Fansi i ‘zjarrtë‘ i ka bërë dhuratë atij një shqiponjë dykrenare ku në të ishte vendosur një foto e Luizit dhe Kiarës në ditën e tyre më të veçantë atë të martesës.

Image

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që ai merr dhuarata nga fansat e tij të ‘zjarrtë’, pasi edhe gjatë qëndrimit në “BBV” Luizi shpesh herë është surprizuar me dron nga ndjekësit e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco