Humbi nipin në moshën 19-vjeçare, reagon Robert De Niro: Jam i pikëlluar…

Humbi nipin në moshën 19-vjeçare, reagon Robert De Niro: Jam i pikëlluar…

17:10, 04/07/2023
A+ Aa A-

Nipi i aktorit të njohur Robert De Niro, Leandro De Niro Rodriguez ka vdekur në moshën 19-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë nëna e Leandros, Drena De Niro përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa arsyen e vdekjes nuk e kanë bërë publike.

Teksa publikoi disa foto krah të birit, ajo bëri edhe një shkrim prekës, ku ndër të tjera tha: “Do të doja që vetëm dashuria të të kishte shpëtuar”.

Mirëpo rreth kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar edhe vetë aktori i njohur, i pikëlluar ai i falenderoi të gjithë për ngjushëlimet e tyre, teksa kërkoi edhe pak privatësi për të mbajtur zi.

“Jam i pikëlluar për vdekjen e nipit tim të dashur Leo. I vlerësojmë shumë njerëzit që shprehën ngushëllimet e tyre. Ne po kërkojmë privatësi për të mbajtur zi për Leon”, tha aktori fitues i çmimeve në një deklaratë të publikuar nga Los Angeles Times të hënën.

Kujtojmë që Leandro po ndjektë hapat e karrierës së nënës së tij dhe të gjyshit, ndërsa ka luajtur role në disa filma si,“A Star Is Born”, “CAbaret MAximme” dhe “Koleksionin” e 2005-sës.

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco