Me këtë foto romantike, Loredana konfirmon romancën me 21-vjeçarin Karim Adeyemi-n!

Me këtë foto romantike, Loredana konfirmon romancën me 21-vjeçarin Karim Adeyemi-n!

14:53, 04/07/2023
A+ Aa A-

A e dimë të gjithë që Loredana është në një lidhe me futbollistin e famshëm të Borussia Dortmund Karim Adeyemi? Po e dimë. Gjithsesi përpos detajeve përgjysmë dhe aludimeve të shumta, kemi pritur edhe një postim nga reperja për t’i vënë pikën kësaj çështje.

Edhe kjo ka ndodhur. Vetë Lori ka ndarë disa foto nga udhëtimi i saj në Itali, ku ndër to edhe një duke u puthur në buzë me 21-vjeçarin.

Image

Në këtë udhëtim dyshja janë shoqëruar edhe nga Hana vajza e Mozzik dhe Loredanës, e cila duket se shkon mirë me partnerin e të ëmës pas një fotoje që bëri xhiron e rrjetit.

Fotoja tregon Hanën dhe futbollistin të përqafuar dhe duke u argëtuar me njëri-tjetrin.

Image

Kujtojmë që Karim Adeyemi luan si sulmues për klubin e Bundesligës, “Borussia Dortmund” dhe kombëtaren gjermane. Interesante është edhe diferenca në moshë pasi Karimi ka lindur në 2002 dhe është 21 vjeç, ndërsa Loredana 27.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco