'Jam shumë i zhgënjyer nga Kiara Tito'/ Ronaldo Sharka reagon pas sherrit të bujshëm me Luiz Ejllin dhe moderatoren

'Jam shumë i zhgënjyer nga Kiara Tito'/ Ronaldo Sharka reagon pas sherrit të bujshëm me Luiz Ejllin dhe moderatoren

12:00, 04/07/2023
A+ Aa A-

Gjatë puntatës së parë tek “Kepi i VIP-va”, moderatori Ronaldo Sharka thumboi prezantuesen e emisionit Kiara Tito, ku tha se ajo e kishte marrë këtë pozicion falë partnerit të saj, Luiz Ejllit.

E i menjëheshëm ishte dhe reagimi i fituesit të Big Brother VIP ku ka thumbuar dhe ironizuar keq moderatorin pas deklaratës së tij duke u shprehur: “Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle”

E duke mos e lënë me kaq, Luizi u shpreh në një postim tjetër se nuk bëhen punët me b*** dhe i bëri thirrje ish-banorit (pa ia përmendur emrin) që të merrte 5 mijë eurot (të cilat ia kishte premtuar gjatë qëndrimit në BBVIP) meqenëse do të mbetet pa punë.

E pas këtyre deklaratave te Luizit, ka ardhur dhe reagimi i Ronaldos i cili vendosi t’i kundërpërgjigjej me një video në Instagram.

Gjatë videos, Ronaldo shprehet se nuk ka ofenduar në asnjë moment Kiarën dhe se ka të drejtën që të jap mendimin e tij

Duke i cilëuar si ‘muhbete kalamajsh’, moderator i kujton arsyen dhe motivin dhe për çfarë ia ka premtuar Luizi 5 mijë eurot, të cilat ishin për humbjen e babait të tij.

Ndërsa për ‘deklaratën se punët nuk bëhen me b**’, ish-banori shprehet se ka trokitur në çdo derë dhe ka punuar kudo. Ndër të tjera moderatori shprehet se Big Brotheri ka mbaruar tashmë dhe se Luizi po kërkon të bëhet ‘hero’. Sakaq ai shprehet se zhgënjimin më të madh e ka marrë nga Kiara pasi sipas tij ajo i hodhi më shumë ‘benzinë zjarrit’ me deklaratën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco