Tha se e fitoi vendin si moderatore falë Luizit, këngëtari thumbon Ronaldon: Nuk pata mundësi të jem krah Kiarës

Tha se e fitoi vendin si moderatore falë Luizit, këngëtari thumbon Ronaldon: Nuk pata mundësi të jem krah Kiarës

12:27, 03/07/2023
A+ Aa A-

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Kiara Titos iu ofrua për të moderuar programin më të ri në këtë sezon veror, “Kepi i VIP”-ave.

E teksa tashmë programi ka nisur, gjatë puntatës së parë, një ndër konkurrentët, Ronaldo Sharka, ka thumbuar Kiarën ku u shpreh se e mori pozicionin falë partnerit të saj Luiz Ejlli.

E mesa duket këto fjalë i kanë rënë në vesh, Luizit i cili ka reaguar menjëherë në InstaStory, ku me anë të një videoje ai shprehet se i vjen keq që nuk mundi të ishte me Kiarën gjatë xhirimeve.

“Nuk kam pas mundësi me e parë Kiarën mbrëmë tek “Kepi i VIP-ve”. Po shihja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para: Nuk pas mundësi për asnjë sekondë që të jem në krah të saj, dhe e dyta, pash disa personazhe aty që po bënin si koka shkencash, edhe po të isha aty, ju e dini që do të merrnin përgjigjet që meritonin.

Por siç është ajo shprehja, kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle. Po le të hedhin valle, këtu do vijnë prape. Suksese të gjithëve”, u shpreh Luizi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco