FOTO/ Momentet e ëmbla nga ishujt Barbados, Rihanna shijon verën shtatzënë

FOTO/ Momentet e ëmbla nga ishujt Barbados, Rihanna shijon verën shtatzënë

11:11, 03/07/2023
A+ Aa A-

Shtatzënia e avancuar në muajt e verës mund të mos jetë rasti më komod. Por për Rihannën, një vizitë në vendin e saj të origjinës, pra në ishujt e Barbados, është zgjidhja për momentet e verës dhe të argëtimit.

Ashtu si çdo vit edhe këtë herë ylli i njohur zgjodhi për pushime vendin e lindjes. Në fotot e publikuara, Rihanna pozon me fëmijët dhe banorët e zonës, shijon pije të freskëta dhe gjithashtu duket se është në një humor shumë të mirë dhe veror.

Një palë xhinse, një kanatiere e zezë dhe një kapele kashte ishin gjithçka që duhej për paraqitjen e saj, ndërsa buzëkuqi i kuq ishte i vetmi element i grimit që ylli ikonë kishte zgjedhur.

Image

Pak ditë më parë u bë i ditur lajmi në lidhje me dorëheqjen e Rihanna-s, si CEO e “Savage X Fenty”, për shkak të shtatzënisë. Mirëpo, këngëtarja e njohur vazhdon fuqishëm me fushatat, dhe bashkëpunimet e saj me shtëpitë kryesore të modës, si Louis Vuitton.

Teksa i afrohet lindjes së fëmijës së dytë, Riri gjen ekuilibrin e duhur mes punës dhe jetës personale dhe nuk ndalet së ndari me fansat foto nga jeta e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco