Pasi i dhanë fund lidhjes, a do punojnë më bashkë Dafina dhe Dj Geek?

Pasi i dhanë fund lidhjes, a do punojnë më bashkë Dafina dhe Dj Geek?

10:33, 03/07/2023
A+ Aa A-

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre prej disa muajsh. Arsyeja u raportua të ishte martesa, pasi nga ana e Dj Geek nuk ishte dëshira, mirëpo kjo mbeti gjithmonë në kuadër të thashethemeve, e asgjë nuk u konfirmua.

Ndërkohë që pas ndarjes, dyshja vazhdoi sërish të bashkëpunonte në muzikë, duke lënë të surprizuar fansat, pasi siç dihet pas përfundimit të një raporti rrugët ndahen.

E mesa duket kjo gjë do ndodhë shumë shpejt. Nga burime për Prive është mësuar se edhe kjo lidhje që ka mbetur mes tyre do mbarojë pas përfundimit të sezonit veror.

Nuk dihet se cili do jetë Dj që do zëvendësojë Dafinën, e se me cilën artist/e do bashkëpunojë Dj Geek.

Dafina ka nisur një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Dj Geek. I dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një figurë jo shumë e njohur në showbizin shqiptar. Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco