6 vite pas publikimit të albumit 'Anti', Rihanna shënon një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore!

6 vite pas publikimit të albumit 'Anti', Rihanna shënon një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore!

10:11, 03/07/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Rihanna, është artistja e parë femër që ka arritur që 10 këngët e saj të kapin shifrën 1 miliardë klikime, pavarësisht se kanë kaluar pothuajse 6 vite që nga publikimi i albumit të saj të fundit.

E pas këtij suksesi, ka ardhur dhe reagimi i fitueses së çmimit “Grammy” në Instagramin e saj:

“Bad Gal billi, pa album të ri, më lër të flas”

Në intervistën e saj për revistën prestigjoze “British Vogue”, Rihanna foli për presionin që ndjen për të nxjerrë muzikë të re pas albumit më të suksesshëm, “Anti”.

“Ka këtë presion i bëj vetes…se nëse nuk është më mirë se kaq, atëherë as nuk ia vlen,” tha ajo për revistën.

“Është toksike. Nuk është mënyra e duhur për të parë muzikën sepse muzika është një lidhje dhe një hapësirë ​​për të krijuar, dhe mund të krijosh çfarëdo. Nuk ka pse të jetë as në asnjë shkallë. Thjesht duhet të jetë diçka që më bën të ndihem mirë. Mund të jetë thjesht një këngë që më pëlqen. Mund të jetë kaq thjeshtë”, tha ajo.

Rihanna thotë se “thjesht dëshiron të argëtohet me muzikën” në albumin e saj të ardhshëm.

“Kështu që kuptova se nëse vazhdoj të pres derisa kjo të duket drejtë, perfekte dhe më mirë, ndoshta do mund të zgjasë një përjetësi dhe ndoshta nuk do të dalë kurrë dhe jo, nuk jam gati për këtë. Kështu që unë dua të luaj. Dhe me lojë, dua të them se i kam idetë e mia në kokën time, por ende nuk mund t’i them me zë të lartë”- u shpreh ajo.

“Unë dua që të jetë këtë vit,” tha ajo, duke shtuar se “do të ishte qesharake nëse nuk do të jetë.”

Këngëtarja dhe kantautorja publikoi këngën e saj të parë në gati shtatë vjet, të titulluar “Lift Me Up”, në tetor 2022. Kënga  është paraqitur në kolonën zanore të Black Panther: Wakanda Forever dhe është një homazh për aktorin e ndjerë Chadwick Boseman .

 

      
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco