Ish-banori i 'BBV' bën deklaratën e fortë: Luizi nuk është nga Shkodra, ka kompleks të pranojë origjinën e tij

Ish-banori i 'BBV' bën deklaratën e fortë: Luizi nuk është nga Shkodra, ka kompleks të pranojë origjinën e tij

10:02, 03/07/2023
A+ Aa A-

Ish-konkurrenti i Big Brother, Valer Kolnikaj, është shprehur se Luiz Ejlli ka  kompleks të tregojë origjinën e tij të vërtetë.

Komentet Valeri i bëri në intrervistën për emisionin “Se Luan Topi”, teksa komentoi mbi fituesin e edicionit të BBV2, Luiz Ejlli.

Ai tha se Luizi është nga Dukagjini dhe jo nga Shkodra dhe se e ka kompleks ta pranojë origjinën e tij.

“Në fakt Luizi është nga Dukagjini por nuk e ka përmendur ndonjëherë, në veri të Dukagjinit. Do ishte gjë e bukur të thuhet nga ai. Sepse unë jam shumë person që dua të përmendet, siç them jam malësor, që ka shumë artistë të tjerë apo personazhe që thonë jam nga Shkodra për t’u dukur më interesnat apo nga një vend tjetër për ti dhënë vlerë vetes, por mendoj që thjesht është absurditet i kohëve të vjetra”, tha Valeri.

Pyetje: I vjen pak si turp po thua që të thotë jam nga Dukagjini?

“Mendoj që e ka si klompleks, gjë që nuk duhet ta ketë sepse është një krenari të jesh dhe nga Dukagjini”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco