Khloe Kardashian: I urrej të 30-at, janë dekada më e keqe e jetës

Khloe Kardashian: I urrej të 30-at, janë dekada më e keqe e jetës

08:49, 03/07/2023
A+ Aa A-

Khloe Kardashian i quajti të 30-at e saj si “dekada më e keqe ndonjëherë” pasi festoi ditëlindjen e saj të 39-të javën e kaluar.

“Unë e urrej të jem në të 30-at e mia, mendoj se është dekada më e keqe ndonjëherë”, shkroi themeluesja “Good American” përmes InstaStory-t, ndërsa tregoi një dhuratë “qesharake” që mori për këtë rast.

Ylli i “Kardashians” zbuloi kartën nga shoqja Alexa Brenman, e cila shfaqte numrin 39 në pjesën e përparme me shkronja të zeza mbi një shenjë plus dhe një gisht të mesit.

Mezi pres të jem në të 40-at. Pra, kjo kartë, Alexa nuk e di ku e gjete këtë… por është gjeniale”, shkroi Khloe.

Kardashian ndau edhe dhuratat e tjera të saj për ditëlindje, duke përfshirë një mbajtëse pasaporte të zbukuruar dhe disa kapëse flokësh me fjalën “Bunny” që përkthehet lepurushe, “1984” dhe “365 ditë” të shkruara me gurë të çmuar rozë.

Image

Ajo zbuloi se nëna e saj, Kris Jenner, i referohet me dashuri si “lepurushe”. Ndërkohë, “365 ditë” nënkupton kohën e mbetur deri sa ajo të mbushë 40 vjeç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco