Sherri me 'Maestron' dhe pse Luizi fshehu fotot nga Turqia, ndërsa Kiara xhironte emisionin

Sherri me 'Maestron' dhe pse Luizi fshehu fotot nga Turqia, ndërsa Kiara xhironte emisionin

14:42, 01/07/2023
A+ Aa A-

Që pas daljes nga “Big Brother”, Luiz Ejlli është shndërruar në personazhin e momentit. Mes shumë angazhimeve që këngëtari, ka pjesë të kontratës me “Top Chanel” ka edhe realizimin e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. E duke qenë personazhi i momentit, tashmë fituesi i “Big Brother”, ia lejon vetes disa ironi apo sherre me disa nga emrat më të njohur në Top Media.

Image

E konkretisht, Luizi është përfshirë në një sherr virtual me Olsa Muhametin, autoren e “Kepi i VIP”-ave, format i prezantuar nga Kiara. Olsa Muhameti ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku tregoi disa detaje nga projektet e saj, e nuk la pa përmendur as Luiz Ejllin, duke theksuar se edhe ai kishte qenë në Turqi bashkë me to për xhirime. Madje, si për ta sheqerosur, ajo tha se Luizi shkoi atje për të qenë pranë Kiarës.

Epo mesa duket nuk ka ndodhur kështu, e këtë e ka treguar vetë Luizi. Ishin fansat e tij ata që postuan pjesën e intervistës ku shkruanin se Luizi ishte në Amerikë me koncerte, e se vetëm po të ishte “spiderman” do ishte edhe në Turqi. Kjo është aprovuar edhe nga vetë Luizi i cili komentoi:

“Hajde rren hajde, e me sa siguri e thotë. Meqë ra fjala tani jam në Korçë po për 10 seç jam në Lezhë. Cit Olsa”. Më tej, ai ka bërë edhe një “story” ku shkruan: “Kam frikë të bëj “story” te Harku i Bërdicës se del ndonjëra edhe thotë është tek Harku Triumfit”.

E pra, Luizi nxori mashtrimin e Olsës sheshit, meqë kjo e fundit edhe mbahet e akuzohet për këto! Kujtojmë se në rrjet nuk doli asnjë foto e Luizit nga Turqia, aty ku Kiara ishte me xhirimet e emisionit.

Image

Megjithatë të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit që kanë menduar se gjithçka është bërë për lojë mes tyre dhe në fakt, Luizi ia ka dal që të jetë vetë për pak orë në Turqi. Megjithatë, duhet thënë se Olsa Muhameti ka qenë eashpër me Luizin edhe kur ky i fundit ishte pjesë e “Big Brother”. E shkak për këtë është bërë pikërisht deklaratat e tij brenda “Big Brother”, për “Për’puthen”.

Autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti, ka reaguar për komentet që Luizi ka bërë për Efin në “Big Brother VIP 2”. E ftuar në “Fan Club”, Muhameti u shpreh se “Për’puthen” është formati që ka thyer tabutë dhe s’ka si të jetë turp të jesh pjesë e tij.

“Nuk reagova, sepse nuk doja të reagoja në “Instagram”. Isha dakord me çdo fjalë që kishte shkruar Bora në reagimin e saj dhe mendoj se është momenti të them këtu diçka. Nuk doja të nxitoja për të reaguar, sepse jam natyrë e flaktë. Dua të them që vajzat e ‘Për’puthen’ janë vajza luftarake, ju e keni parë. Nga ana tjetër, janë vajza shumë të guximshme, të cilat me mënyrën e tyre, janë munduar të emancipojnë edhe këtë shoqëri maskiliste. Nëse një vajzë del me tre, katër apo pesë djem dhe do të zgjedhë njërin prej tyre, ku është këtu problemi? Ku është turpi. Mendoj se ‘Për’puthen’ ka normalizuar këtë faktor, në një shoqëri kaq patriarkale,  ‘Për’puthen’ ka depërtuar në çdo familje”.

Sipas Muhametit, Luizi, me deklaratat e tij, ka përgjithësuar të gjithë konkurrentët e “Për’puthen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco