Çfarë po ndodh me Madonnën? Përkeqësohet sërish gjendja shëndetësore e këngëtares. Flasin burimet: Ajo vazhdon të ketë…

Çfarë po ndodh me Madonnën? Përkeqësohet sërish gjendja shëndetësore e këngëtares. Flasin burimet: Ajo vazhdon të ketë…

14:23, 01/07/2023
A+ Aa A-

Gjendja shëndetësore e mbretëreshës së popit duket se është përkeqësuar sërish. Burimet kanë treguar se Madonna është ende në gjendje të rënduar shëndetësore, pavarësisht se ka dalë nga spitali. Ajo qëndron në shtrat dhe vazhdon të vuajë nga të vjellat e pakontrolluara të shkaktuara nga një infeksion bakterial.

Madonna kaloi disa ditë nën kujdesn intensive dhe megjithëse u konsiderua mjaft mirë për t’u kthyer në shtëpi, infeksioni e ka ‘goditur’ sërish.

Madonna u kthye në rezidencën e saj në Nju Jork nëpërmjet një ambulance private. Gjendja e saj ishte aq kritike saqë ajo kërkoi intubacion dhe një ventilator, duke e bërë familjen e saj të frikësohej nga më e keqja.

Fansat u lehtësuan kur u përhap lajmi se ajo ishte kthyer në shtëpi, por ajo nuk është rikuperuar ende. Aktualisht, Madonna nuk është në gjendje të largohet nga shtrati i saj dhe turneu botëror nuk dihet ende se kur do të fillojë.

Sipas burimeve të Daily Mail, Madonna ka përjetuar të vjella të shumta që nga kthimi i saj në shtëpi, gjë që tregon se infeksioni po e prekë ende.

Para se të përfundonte në spital, ylli i pop-it kishte një muaj që po vuante nga ethet, të cilat ajo e injoroi kryesisht për shkak të angazhimeve të shumta që ka për turneun.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco