I lë koment këngën e Olsit, Egli i kthehet ndjekëses: Dëgjojeni ju, se unë…

I lë koment këngën e Olsit, Egli i kthehet ndjekëses: Dëgjojeni ju, se unë…

13:25, 01/07/2023
A+ Aa A-

Ndjarja e Olsi Bylykut me Egli Takon erdhi e papritur për publikun dhe prej kohësh është kryefjale e mediave. Pasi morën dhenë lajmet se ata nuk ishin bashkë, Olsi nga ana tjetër ka publikuar disa projekte muzikore dhe fansat i lidhin me Eglin sigurisht.

Së fundmi një komentuese i ka komentuar Eglit me këngën e fundit të Olsit në Instagram duke i shkruar “Tana i ke hallall”. Koment që ka marrë një përgjigje publike nga Egli në Instastory. Ajo shkruan se kënga ka dy vite që është realizuar dhe se nuk është për të.

“Unë e kam dëgjuar shumë kohë më parë dhe jepja opinione nëse më pëlqente ose jo. Fakti që është lançuar tani tjetër muhabet. E lumtur që ka pasur sukses sepse është material i bukur”-shkruan ajo.

Image

Sakaq më herët në një intervistë Olsi mohoi që njëri prej tyre ka gabuar, apo se arsyeja e ndarjes ka qenë nëna e tij sic u aludua.

“Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngët me Elgin. Nuk kam gabuar as unë as Egli. Ishte zgjedhja më e mirë, për herë të parë në jetën tonë, duke qenë të dy shumë njerëz të përgjegjshëm, zgjodhëm veten tonë.” – është përgjigjur ai, duke shtuar se “Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri-tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco