'Beteja' për ndjekësa në Instagram/ Elvis Pupa kryeson listën për të tretën javë radhazi!

'Beteja' për ndjekësa në Instagram/ Elvis Pupa kryeson listën për të tretën javë radhazi!

14:22, 30/06/2023
A+ Aa A-

Edhe pse Big Brother VIP ka mbaruar, të gjithë ish-banorët e shtëpisë së famshme janë ende në qendër të vëmendjes. Tashmë ata i janë krikthyer jetës normale dhe fansat e tyre janë kurioz të dijnë se çfarë bëjnë pas përfundimit të spektaklit, duke i ndjekur në rrjetet e tyre sociale.

Ja renditja:

Në vend të dhjetë renditet Efi Dhedhes me 2 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu në 586 mijë ndjekës. (Efi vazhdon të humbasë ndjekës).
Krist Aliaj po ashtu rezulton me më pak ndjekës nga java e kaluar, me 1 mijë ndjekës më pak.
Teksa në javët e kaluara Kiara Tito ka qenë me rritje të numrit të ndjekësve të saj, këtë herë ajo nuk ka ndryshuar aspak. Moderatorja vazhdon që të ketë 728 mijë ndjekës.

Në vend të shtatë renditet Dea Mishel. Ajo ka fituar mijë ndjekës në Instagram.

Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 2 mijë ndjekës.

Olta Gixhari, e cila është duke xhiruar filmin “Në kuadër të dashurisë” së bashku me Luiz Ejllin, ka fituar këtë javë 2 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 422 K ndjekës.

Në vend të katërt renditet Jori Delli. Këtë javë ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës

Luiz Ejlli, një nga pritagonistët e “Në kuadër të dashurisë” që po xhirohet aktualisht në Korçë, ka fituar këtë javë po ashtu 2 mijë ndjekës.

Në vend të dytë pozicionohet Ronaldo Sharka. Këtë javë ai ka fituar 3 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 140K.

Elvis Pupa vazhdon që të ruajë vendin e parë për të tretën javë radhazi. Këtë herë ai ka fituar 4 mijë ndjekës më shumë në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco