Do t'ia dalë dot? Gjendja shëndetësore e Madonna-s vazhdon të jetë tepër e rënduar

Do t'ia dalë dot? Gjendja shëndetësore e Madonna-s vazhdon të jetë tepër e rënduar

14:08, 30/06/2023
A+ Aa A-

Madonna është gjetuar pa ndjenja e më pas është dërguar me urgjencë në një spital të qytetit të New York. Media amerikane shkruan se kjo ka ndodhur ditën e shtunë. Këngëtarja 64-vjeçare mori një infeksion të rëndë bakterial dhe u pranua në kujdesin intensiv.

Ishte një moment jashtëzakonisht i frikshëm për familjen e saj, të cilët thuhet se ishin të përgatitur për më të keqen pasi e mbajtën të fshehtë gjendjen e këngëtares nga 24 qershori, kur u tha se ishte e infektuar nga një bakter. Vajza e saj, Lourdes Leon, 26, thuhet se ishte pranë saj gjatë gjithë kohës.

“Kjo është arsyeja pse u mbajt sekret që nga e shtuna. Të gjithë besuan se ne mund ta humbim atë, dhe ky ka qenë realiteti i situatës”- tha një mikeshë e familjes së saj.

Megjithëse ka dalë nga spitali, ajo është duke luftuar ende me sëmundjen e saj. Burimet pranë këngëtares treguan se gjendja e saj është tepër e rënduar. Ajo s’mund të çohet nga shtrati dhe ka të vjella të pakontrolluara.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, ajo shtyu edhe turneun për të cilin po përgatitej prej kohësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco