Kjo është arsyeja pse Melisa Lleshi s'do të martohet kurrë!

Kjo është arsyeja pse Melisa Lleshi s'do të martohet kurrë!

12:23, 30/06/2023
A+ Aa A-

Dikur e shihnim kokë e këmbë të dashuruar me Andi Shehun, ish-konkurrentin e “Për’puthen”.

Ata nisën një lidhje të fshehtë dashurie në emision, të cilën më vonë e bënë publike e nisën të flasin kudo për njëri-tjetrin. Çifti nisi bashkëjetesën dhe i bënin njëri-tjetrit në rrjete sociale deklarata ndjenjash e premtime, mirëpo lidhja e tyre u kris.

Dyshja u nda duke vazhduar jetën në drejtime të ndryshme. Teksa ishte e ftuar në “Pardon my french”, Melisa Lleshi tregoi se nuk beson tek martesa, ndaj vetë s’do të martohet kurrë.

E pyetur nga Ronaldo Sharka nëse ‘nuk do të bëjë celebrim’, ajo u shpreh se dëshiron që të qëndrojë beqare gjatë gjithë jetës së saj.

“Unë nuk do martohem kurrë. Ju betohem e kam seriozisht nuk besoj shumë tek martesa. Më duket thjeshtë një letër që duhet të firmosësh edhe kaq, por ajo letra shumë shpejt mund të… Më pëlqen të rri beqare gjatë gjithë jetës.”– tha Melisa.

Nga ana tjetër, duket se Andi ka plane të tjera teksa ka postuar me partneren e re një foto krahas të cilës shkruante:

“Më i lumtur se kurrë”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco