A do të dënohet Travis Scoot për tragjedinë 'AstroWorld'?

A do të dënohet Travis Scoot për tragjedinë 'AstroWorld'?

11:27, 30/06/2023
A+ Aa A-

Scott, 32 vjeç, po performonte në festivalin muzikor Astroworld në Houston, Teksas, në vitin 2021, kur 10 njerëz u vranë në një përplasje të turmës.

Avokati i tij, Kent Schaffer, konfirmoi se një juri e madhe kishte vendosur të mos e padisë reperin për asnjë akuzë penale që rrjedh nga ngjarja.

“Ai kurrë nuk i inkurajoi njerëzit të bëjnë diçka që rezultoi në lëndimin e njerëzve të tjerë,” tha Schaffer, duke shtuar se vendimi është “një lehtësim i madh”.

Policia dhe zyrtarët federalë kanë hetuar nëse Scott, promotori i koncerteve Live Nation dhe të tjerë kishin masa të mjaftueshme sigurie.

Schaffer tha se ndjen keqardhje për ata që u vranë në festival dhe familjet e tyre.

“Por Travis nuk është përgjegjës,” tha ai. “Ngritja e kallëzimit penal kundër tij nuk do t’ua lehtësojë dhimbjen”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco