Lajmi i fundit

LIVE/ Adriana Kalaja, kallëzim të ri në SPAK

Njerëzit po kritikojnë Blake Lively, por pse?

Njerëzit po kritikojnë Blake Lively, por pse?

09:11, 30/06/2023
A+ Aa A-

Blake Lively ka prezantuar markën e saj me pije alkoolike, edhe pse vetë e ka pranuar hapur se nuk konsumon alkool. Ajo e prezantoi markën e re “Betty Booze” në Instagram (frymëzuar nga e bija e saj, e quajtur Betty) dhe u shpreh se në këtë linjë, pijet alkoolike janë të një cilësie të lartë, fruta dhe përbërës të vërtetë.

Menjëherë njerëzit e kanë kritikuar, pasi aktorja e “Gossip Girl” ka thënë se nuk pi alkool, por që tani promovon një linjë alkooli, duke marketuar diçka që nuk e konsumon vetë.

“Nëse ti nuk konsumon alkool, pse shet alkool?”, shkroi dikush në Instgram.

Të tjerë komentues e krahasuan me Jennifer Lopez, e cila gjithashtu prezantoi markën e saj me pije alkoolike. “Fillimisht J.Lo, tani Blake Lively. Është kaq qesharake që dikush që nuk pi alkool, shet alkool”, u shpreh dikush tjetër.

Liveli u shpreh në 2021-ën se nuk e pëlqen mënyrën sesi alkooli e bën të ndihet dhe se prej kohësh nuk konsumon alkool.

“Nuk pi sepse nuk më pëlqejnë efektet e alkoolit. Më pëlqen të jem sociale, më pëlqen kur njerëzit bëhen bashkë”, tha ajo, duke theksuar se i duket më interesante të mos konsumojë alkool, por t’i shijojë momentet esëll.

Një tjetër person i famshëm që ka prezantuar markën me pije alkoolike është edhe Jennifer Lopez.

J.Lo prezantoi kompaninë e saj të pijeve të frymëzuar nga bregdeti italian, por lajmi u prit me reagime të forta nga ndjekësit, të cilët theksuan se J.Lo nuk pi alkool.

“Gjithnjë e më shumë po e kuptoj rëndësinë e shijimit të jetës,” shkroi Lopez në Instagram. “Unë thjesht doja të krijoja diçka më të mirë – diçka me shije më të mirë, përbërës më të mirë, diçka që do të doja ta pija me miqtë dhe familjen time, dhe kjo është Delola.”

Image

Menjëherë pas kësaj, njerëzit nxituan të komentonin për vendimin e saj. “Oh, ëoë! Kjo është zhgënjyese. Pse të krijosh një pije alkoolike duke pasur parasysh se ke folur për efektet negative të alkoolit dhe faktit që ti nuk pi alkool? Kjo nuk të përshtatet fare. Vërtet, jam kurioz, pse po shet alkool?” shkroi dikush.

Një tjetër ra dakord, duke shkruar: "J.Lo, ti nuk pi alkool. Kjo është si diçka që dihet dhe është theksuar në shumë raste. Dua të them…E kuptoj – paratë janë para – por mamasita, ti nuk pi alkool."

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco