Pse disa njerëz duken më të vjetër se mosha e tyre?

Pse disa njerëz duken më të vjetër se mosha e tyre?

09:13, 29/06/2023
A+ Aa A-

A keni shkuar ndonjëherë në një ribashkim shkolle dhe keni kuptuar se shokët tuaj të vjetër të klasës nuk duken më në të njëjtën moshë me njëri-tjetrin? Madje disa prej tyre japin përshtypjen se kanë një dekadë diferencë.

Siç konfirmon një studim me 1000 burra dhe gra të lindur nga prilli 1972 deri në mars 1973, mosha jonë biologjike nuk përkon domosdoshmërisht me moshën tonë kronologjike. Kjo do të thotë, ne ndryshojmë nga njëri-tjetri në shkallën me të cilën rritemi. Nëse në fakt dukemi më të vjetër se mosha jonë, kjo ndoshta reflektohet në gjendjen e trupit tonë.

Për të arritur në përfundimin e mësipërm, ekspertët morën parasysh 18 biomarkera, si presioni i gjakut, funksioni i organeve, shëndeti i dhëmbëve, kolesteroli dhe metabolizmi. Për shumicën e subjekteve, mosha e tyre biologjike (pra mosha e organizmit të tyre) ishte afër moshës së tyre kronologjike, pra numri i qirinjve në tortën e ditëlindjes. Por për disa këto të dyja ishin shumë larg njëri-tjetrit, ose lart ose poshtë.

Ata që ishin biologjikisht më të vjetër se mosha e tyre, si burra ashtu edhe gra, shënuan gjithashtu rezultate më të ulëta në testet që kishin të bënin me aftësi të tilla si koordinimi motorik, ekuilibri dhe qartësia mendore. Disa prej tyre kishin vështirësi edhe në aktivitete të thjeshta fizike si ngjitja e shkallëve.

Sipas ekspertëve duhet të njohim faktorët që kontribuojnë në përshpejtimin e plakjes tek disa njerëz, në mënyrë që më pas të trajtohen, duke rezultuar në zgjatjen e rinisë sonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco