VIDEO/ Ky art kutërbon!  Artisti gjerman pikturon me bajgat e lopës

VIDEO/ Ky art kutërbon! Artisti gjerman pikturon me bajgat e lopës

21:40, 23/06/2023
A+ Aa A-

Artisti gjerman Werner Härtl ka krijuar një vend vërtet unik për veten e tij – ai është aktualisht i vetmi artist i njohur që përdor bajgat e holluara të lopës për të krijuar piktura të stilit sepia.

Janë paraqitur më parë disa ide arti fantastike, që nga gjaku i artistit si bojë, tek buburrecat e ngordhur si kanavacë për piktura të vogla, por për sa i përket çuditshmërisë, pak gjëra i afrohen idesë së zgjedhur të Werner Härtl. 

Artisti gjerman filloi të eksperimentonte me bajgat e lopës në vitin 2012, gjatë një periudhe pune si punëtor bujqësie.

Ai futi ca pleh organik në një kuti dhe përdori ujë për ta holluar atë në mënyrë që të merrte tone të ndryshme sepie. 

Këto ditë, ai preferon ta marrë “bojën” direkt nga burimi, duke e vendosur kutinë pikërisht nën rektumin e lopës teksa ajo del jashtë. 

Ai pretendon se “vjelja” e vetëm dy lëvizjeve të zorrëve të gjedhit, i siguron atij material të mjaftueshëm për të paktën gjysmë viti.

Si banor i Reichersbeuern, një fshat në rajonin e Bavarisë në Gjermani, Werner Härtl përdor sfondin rural dhe bujqësor të shtetit si burimin kryesor të frymëzimit për pikturat e tij.

Lopët janë subjektet e tij të preferuara, por pikturat e tij paraqesin gjithashtu traktorë dhe makineri të tjera bujqësore, fusha pjellore, shtëpi fshati dhe madje edhe autoportrete./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco