Ndarja mes Shawn Mendes dhe Camila Cabello! Zbulohet arsyeja

Ndarja mes Shawn Mendes dhe Camila Cabello! Zbulohet arsyeja

16:58, 19/06/2023
A+ Aa A-

Marrëdhënia mes yjeve të popit Shawn Mendes dhe Camilla Cabello ka marrë fund, pasi nuk ishte koha e duhur që ata të ishin në një lidhje së bashku. Dyshja u ribashkua sërish, por kuptuan se koha nuk ishte në favorin e tyre, e tashmë janë sërish beqarë.

“Shawn dhe Camila u ndanë dhe nuk po shihen më”, tha një burim për Entertainment Tonight.

“Ata i kanë provuar gjërat, por në fund të fundit koha nuk është e duhura për asnjërin prej tyre. Ata të dy janë të zënë dhe po bëjnë gjërat e tyre.”

Ka rreth një muaj që kur filluan thashethemet për një ndarje, por për herë të fundit ata u panë së bashku më 30 maj. Në atë ditë, ata morën pjesë së bashku në një koncert të Taylor Swift dhe u panë duke kërcyer dhe puthur në shfaqje, por kjo mund të ketë qenë mbrëmja e tyre e fundit së bashku.

Dy yjet janë të lidhur prej disa vitesh. Ata vijuan lidhjen për dy vjet rresht, por njoftuan një ndarje në nëntor 2021. Cabello më pas nisi lidhje me Austin Kevitch, por e ndërpreu atë në shkurt dhe nuk kaloi shumë kohë derisa ajo u pa duke u puthur me Mendes në Coachella.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco