Për biseda aspak të zakonshme: Një listë me pyetje që mund t’i bësh personit që ke qejf

Për biseda aspak të zakonshme: Një listë me pyetje që mund t’i bësh personit që ke qejf

15:46, 19/06/2023
A+ Aa A-

Kur vjen puna te dikush që kemi qejf, të gjithë mund të jemi gjendur në një situatë ku kemi qenë shumë kuriozë për ta njohur më mirë, por s'kemi ditur për çfarë ta pyesim.

Fatmirësisht, ti po lexon këtë artikull, i cili të jep disa pyetje që thyejnë edhe akujt më të trashë.
 
Si të përshkruajnë miqtë e ngushtë?
 
Nëse paratë nuk do të ishin problem, cilën punë do të zgjidhje?
 
Këshilla më e mirë që të kanë dhënë?
 
Po më e keqja?
 
E cilëson veten si njeri me humor?
 
Cila është gjëja që të lumturon gjithnjë?
 
Cilin personazh fiktiv ke më shumë qejf? Pse?
 
Cilat janë cilësitë që çmon më shumë te një mik?
 
A ke marrëdhënie të mirë me familjarët?
 
Mendimi më i errët që ke?
 
Sa e rëndësishme është dashuria për ty?
 
Gjëja më e keqe që i ke bërë dikujt dhe që pendohesh?
 
Cila është gjuha jote e dashurisë?
 
E sheh veten si prind?
 
Ç’të motivon në karrierën tënde?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco